Tri ditë pasi është aksidentuar me traktor në fshatin Murgë, Mehdi Mustafa nga Abria është zgjuar sot nga koma, shkruan Skenderaj Press.

Familjarët kanë dhënë lajmin e mirë duke uruar që Mehdiu të kthehet sa më parë në shtëpi.

Mehdiu pasi ishte aksidentuar me traktor, fillimisht kishte kërkuar ndihmë në Skenderaj e nga aty ishte transferuar në QKUK.

Policia kishte konfirmuar aksidentin për DrenicaOnline natën e 31 majit.

“Reth orës, 19:20, Është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Murgë të Skenderajt, një mashkull kosovar është rrokullisur me traktor. Si pasojë lëndime ka pësuar ngasësi traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, kishte thënë për DrenicaOnline, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *