Një qytetar i Skenderajt ka njoftuar policinë se një predhë e plumbit ka goditur xhamin e derës dhe ka depërtuar në brendi të lokalit.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 12:00 në rrugën ’17 shkurti’.

Predha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë e policisë:

Rr. 17 Shkurti, Skenderaj, 04.06.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një predhë e plumbit ka goditur xhamin e derës dhe ka depërtuar në brendi të lokalit. Predha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *