Komuna e Skenderaj ka jepur lajmin e mirë për nisjen e një projekti qe përfshin katër fshatra të këtij qyteti. Fjala është për rrethrrotullimin në kryqëzimin e rrugëve Rezallë-Likoc-Makërmal-Ticë, ku ka nisur me intensitet puna në realizimin e këtij projekti rrugor, i cili nga banorët po vlerësohet i një rëndësie të veçantë, pasi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të evitojë rrezikun e aksidenteve në atë udhëkryq, shkruan rajoni.org.

Në kuadër të punimeve të rrugës Rezallë-Likoc janë vendosur edhe skajoret, duke e bërë këtë rrugë me standarde të larta.

Ndërkohë, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtës së Ambientit është duke vazhduar me ritëm të lartë planin e realizimit të projekteve të reja kapitale, për të përmbushur premtimet e kryetarit Nura, për përmirësim të infrastrukturës rrugore në gjithë territorin e komunës, sistem të ujësjellësit, kanalizim, ku punimet janë duke u zhvilluar në Runik, Rezallë, Likoc si qendra më të mëdha, pa lënë anash edhe vendbanimet dhe fshatrat tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *