Është pensionuar arsimtari Mehmet Qollaku për të cilin stafi i shkollës fillore “Elena Gjika” në Makermal kishte organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për pensionimin e Mehmetit e kanë dhënë koleget e tij nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.
Arsimtari Mehmet ishte ndër mësimdhënësit më të shquar dhe të dashur për nxënësit e shkollës.
Njoftimi i plotë:
Të flasësh për kontributin 40 vjeçar të një mësimdhënësi nuk është edhe e lehtë. Unë kam pasë fatin dhe mundësinë me e pa punën e arsimtarit Mehmet, angazhimin e tij në mësimdhënie, bashkëpunimin me koleget dhe afersinë me nxënësit. Nuk ka çmim që e paguan mundin e tij. Andaj unë sot në emër të shkollës dhe në emër timin e falenderoj për përkushtimin dhe njëherit e uroj për penzionimin.
Qofsh me shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur!
Faleminderit shumë për gjithë punën e kushtuar edukimit dhe arsimimit të shumë brezave!