Xhama të thyer, dyer të dëmtuara, nyjet sanitare të shkatërruara dhe jashtë funksionit.
Kjo është gjendja ekzistuese e objektit të zhveshtorës së fushës ndihmëse të futbollit të KF Drenica, në vendin e quajtur “Zabel”, sipër qytetit të Skenderajt.
Kjo fushë është ndërtuar me fonde të Federatës së Futbollit të Kosovës, më shumë se 3 vit. Shërben për ndeshjet kampionale të juniorëve të klubit të Skenderajt dhe shkollat tjera të futbollit, por edhe për ushtrimet e skuadrës kuqezinj.
Fusha është e hapur për publikun dhe nuk ka një mbikëqyrje, mungesa e të cilës e ka sjellë në këtë gjendje aspak të mirë. Aty mund të luajë kush të dojë.
Disa fotografi brenda ambientit të objektit të zhveshtorës, të bëra sot pasdite, shfaqin gjendjen e mjerueshme, që i ngjan një zone të luftimeve.