Komuna e Skenderajt ka nisur sot procesin e dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2023-2025, në tri bashkësi lokale (Likoc, Qirez dhe Prekaz të Epërm), ku kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtori për Financa e Buxhet Ismet Aliu, drejtori për Urbanizëm Driton Mulaj dhe ai i Shërbimeve Publike Alban Shala.
Në këto dëgjime kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimeve në vendbanimet e tyre. Kërkesat kanë qenë kryesisht për infrastrukturë rrugore, kanalizime, trotuare, ndriçim publik, etj.
Kryetari Nura ka thënë se të gjitha kërkesat e qytetarëve do t’i marrin parasysh dhe sipas prioriteteve dhe rëndësisë, do të përfshihen në buxhetin e komunës.
Me këtë rast, kreu i Skenderajt ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës në këtë cikël të dëgjimeve, duke thënë se ato ndihmojnë shumë në aspektin e hartimit të buxhetit dhe implementimit të projekteve kapitale.