Sot ka vdekur kryefamiljari i famlijes së njohur Hajra nga Rakenica e Skenderajt, Rifat Hajra.

Familja Hajra është e njohur në Mitrovicë por edhe më gjerë, pasi familjarët njihen edhe si biznesmenë të susksesshëm në disa sfera, si në autopjesë, ndërtim, gastronomi dhe blegtori.

Familja Hajra ka pranuar telegram ngushllimi edhe nga Shteti i Guinee-as.

I ndjeri Rifat Hajra ishte njeriu që i dha mbështetje fëmijëve drejt sukseseve të mëdha, ndërsa edhe vet ai edhe pse në moshë të shtyer nuk ju nda punës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë biri i tij, Afrim Hajra.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqët, shokët e dashamirët se sot me datë 15.06.2022, i mbylli sytë përjetësisht babai ynë Rifat Nezir Hajra, duke na lënë të pikëlluar përgjithmonë.

Për ceremonin dhe detajet e varrimit, ju njoftojmë me kohë.

Me nderime,
Familja Hajra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *