Mungesa e ujit të pijshëm në disa fshatra të komunës së Skenderajt po shkakton telashe të mëdha te banorët, të cilët po janë të detyruar të bëjnë kilometra udhëtim për të siguruar rezerva.

Disa nga banorët e fshatit Ticë kanë folur për këtë problem në një diskutim që kanë pas me udhëheqjen e komunës, ditë më parë, para të cilëve kanë kërkuar zgjidhje të kësaj çështjeje.

Komuna e Skenderajt, sipas asaj që është thënë në takimin e mbajtur në Likoc, është duke punuar në këtë drejtim, me kycjet individuale të shtëpive në sistemin e ujësjellësit, në kuadër të projekteve që është duke i implementuar.

Fadil Nura, kryetar i Skenderajt, ka thënë pasi të përfundojë procesi i kycjeve, do të shqyrtohen mundësitë që në bashkëpunim me KEDS-in të instalojë trafo elektrike te pompat e ujit (në stacionet e pompimit të ujitë), në mënyrë që të fillojë furnizimi me ujë për ekonomitë familjare.

Sipas njohësve të çështjes, problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhej vetëm me Pendën e Kuqicës, një projekt ky kolosal dhe dhjetëra milionësh, që do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen e furnizimit me ujë për rreth 200 mijë banorë. Dhe veç kësaj, do të siguronte edhe ujitje të mjaftueshme të tokave bujqësore.

Tani për tani, ky projekt është larg realizimit, në mungesë të buxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *