Sot në orët e paraditës në qytetin e Skenderajt, inspektorati komunal ka konfiskuar një sasi të barnave pa dokumentacion përkatës, shkruan rajoni.org
I kontaktuar nga portali rajoni.org, inspektori komunal – Xhafer Dobra, ka thënë se pronari i barnatorës nuk mundej të paraqistë dokumentet e prejardhjes së barnave.
Po ashtu Dobra ka thënë se ndaj pronarit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh, kurse barnat e kapura pritët të asgjësohen