Tahir Lushtaku nuk është më trajner i Drenicës.

Ai e ka bërë zyrtar vendimin e tij përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Ai ka premtuar se në ditët në vazhdim do të japë detaje shtesë rreth vendimit të tij.

Sezonin e fundit Drenica pati luhatje shkaku i problemeve brenda klubit, ndërsa në fund ia doli të mbetej në ligën elitare.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Lushtakut në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *