Fermeri Jetish Zabeli, djali i ish komandanit të UÇK-së Ahmet Zabeli, ka disa vite që e ka hapur fermen “Blini”, për shitjen e zogjve, ku tani kapaciteti i fermes se tyre është 4 000 zogjë, shkruan DrenicaOnline.
Atë sot e ka vizituar fotografi Sefer Aliqkaj ku ka rrefyer gjithë punën që Jetishi bënë.
Postimi i Aliqkajt:
Sot isha në fshatin Rezall të fermeri Jetish Zabeli djali i ish komandanit të UÇK-ës Ahmet Zabeli.
Jetishi ka filluar në vitin 2016 bashkë me familjen e tij me fermen “Blini” me shitjen e zogjve, tani kapaciteti i fermes se tyre është 4000 zogjë, rritja e zogjve për 1 vit bëhet 3 deri 4 gjenerata kur për çdo fest rregullisht bejnë shitjen e tyre.🐔