Në vitin 2021 gjithsejtë 1,706 Drenicas kanë emigruar jashtë vendit, raporton portali rajoni.org.
Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të raportit ‘Vlerësimi i Popullsisë, 2021’.
Ndërsa sa i përket migrimit, gjatë vitit 2021, nga komuna e Drenasit janë larguar 1,175 banorë ndërsa Skenderajin e kanë lënë 531 banorë
Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe kohore nga shtetet e huaja janë kthyer për të jetuar në qytetin e Drenasit 91 banorë dhe në qytetin e Skenderajt 87 banorë.
Sipas vlerësimit të vitit 2021, në komunën e Drenasit jetojnë 60 mijë e 721 banorë ndërsa në Skenderaj jetojnën 52 mijë e 714 banorë./Rajoni.org/