Mbrëmë në Prekaz është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi, i cili ka shpëtuar fatmirësisht, raporton Skenderajpress.com

Burime të veriut bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Alban Jashari, i cili ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër.

Mesohet se i arrestuari ka gjuajtur në drejtim të Drilon Balajt, i cili ishte mysafir në Prekaz.

Mësohet se qëllim i sulmit nga Alban Jashari ishte axha i tij, Hajzeri, por ai ka gjuajtur gabimisht në drejtim të mysafiri (Drilon Balaj), duke menduar se po gjuan me armë në drejtim të axhës.

Pra, i dyshuari Alban Jashari kishte për qëllim të gjuante me armë në drejtim të axhës së tij, Hajzerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *