Një person është arrestuar dje rreth orës 08:30 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Skenderaj, pasi i njëjti ishte në kërkim tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 49-vjeçari po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.