Në sheshin “Adem Jashari” është hapur panairi “Mbështesim prodhuesit vendor Skenderaj 2022”, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion e Komunës së Skenderajt, ku prodhuesit vendor nga Skenderaj dhe më gjerë, kanë ekspozuar produktet e tyre ushqimore, veshje tradicionale dhe prodhime të tjera.
Në përurimin e këtij panairi ka marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Veri, Rreze Duli dhe të tjerë.
Nënkryetari Lushtaku, duke bashkëbiseduar me prodhuesit pjesëmarrës të këtij panairi, është shprehur i interesuar për produktet e ekspozuara, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të vizitojnë panairin dhe të bëjnë blerje të prodhimeve vendore.
Ky panair do të jetë i hapur për tri ditë radhazi.
Komuna e Skenderajt ka plane konkrete për t’i mbështetur prodhuesit vendor, nëpërmjet programeve të subvecnionimit dhe mbështetjes direkte për bujqit dhe kultivuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore.


