Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka folur sot në Parlamentin Evropian për sakrificën e popullit të Kosovës për liri.
Ai dha një deklaratë të fuqishme edhe para pesë shteteve mos-njohëse të pavarësisë.
“Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj, BE-ja dhe SHBA-ja kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë”, deklaroi eurodeputeti Mandl.
Ndërsa ministri i Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati, vite më parë si i zhveshur nga petku i ministrit, kishte bërë një mori shkrimesh rreth pensioneve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Paparaci.
Ai, në një postim në rrjetin social Facebook më 4 dhjetor të 2014-s, veteranët e UÇK-së i kishte quajtur “profiterë”, ndonëse kishte thënë se nuk është e përshtatshme t’i quante ata “profiterët e luftës”.
Në një postim tjetër më 2016, i cili vërshoi rrjetet sociale javën e kaluar, ai kishte shkruar se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar “disa mercenarë” lufte.
Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.
Ministri Murati, ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur para gjashtë vjetëve.
Në kërkim faljen publike, ai shkroi se postimet e tija kishin qenë nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare.
LEXONI EDHE: