Ish-ushtari i UÇK-së Zenel Kastrati i cili ishte edhe shok i klasës me ish presidentin Hashim Thaçi ka treguar disa momente interesante për të kaluarën e tij.
“Ai na mungon gjithmonë, ai ishte një njeri shumë i respektuar në anën tonë edhe do të mbetet gjithmonë. Në Prekaz u vranë 4-5 vetë edhe ai me disa shokë të tij i hypën xhipit dhe shkuan atje, i thash, se unë në një klasë kam qenë me të, Hashim mos shko andej se janë vra kështu e kështu, tha do të shkojmë edhe shkuan në frontin e zjarrit atje, kur Serbia bombardojke me tankse e me minahedhësa e me krejt, ai ka shku”, tregon Kastrati, transmeton Epilogu.
Edhe ish kreu i LKÇK-së, Avni Klinaku ka thënë se Hashim Thaçi ishte themeluesi kryesor i UÇK-së.