Në kohë të luftës ushtar i zoti, sot në paqe një kasap po aq i zoti. Kjo është historia e Xhevat Raklës nga lagja Kapeshnicë e Pejës që nga të gjithë në rrethinë njihet si një punëtor i urtë, familjar e i ndershëm. Edhe rrëfimet për luftën, siç duket për “Raklën” siç e njohin të gjithë i ka lënë në vitet më të lavdishme të jetës së tij, kohën kur edhe veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veprimtaria e tij në luftë rrëfehet nga bashkëluftëtarët, pasi vetë “nuk e nxjerrë as edhe një fjalë nga goja”, kështu thotë një shok i tij luftës, i cili edhe ka rrëfyer historinë e tij, që sot nga brezat e rinj pak njihet.

Gazmend Syla në një shkrim kushtuar Raklës thotë se ai ishte edhe një nga të parapëlqyerit e Komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili në disa raste e kishte mbajtur afër vetes, si një ushtar i zoti që ishte.

“E mbaj mend Raklin me një snajper, kah fundi i luftës, kur ushtria jonë u kthye nga fshati Kaznik (Rahovec) për në Jabllanicë atij i shkrepi pushka, gjë që na shokoi, sepse ishim afër armikut, duke lëvizur në fshehtësi. Sidoqoftë, ishte shkrepje pa qëllim dhe Komandanti pyeti çka ndodhi? Rrakli tha unë komandant pa qëllim, dhe vazhduam tutje”, ka rrëfyer mes tjerash Syla në Facebook.

Rrëfimi i tij i plotë:

Ky djalosh në qytetin e Pejës, njihet si Xheki ose si Rakla. Emri i tij është Xhevat Rakla nga lagja Kapeshnicë e Pejës.
Me të filluar lufta në Dukagjin, Rakla qysh e kishte pseudonimin e luftës, pa mendu dy herë niset drejt e në Gllogjan, me datë 22 maj 1998.
Rrugën e kishte organizuar shoku i tij i fëmijërisë Lulëzim Blaka, e në grup me të ishin edhe tanimë dëshmor i kombit, Nazmi Shala dhe bashkëluftëtarët Ahmet Gorani, Elhamedin Nallbani dhe Hasan Bobi.
Rakli në fillim të korrikut vendoset në Loxhë së bashku me djemtë e tjerë të Pejës. Valët e luftës e përcollën në shumë beteja e aksione. Asnjë ditë nuk u shkëput nga lufta deri në përfundim. Ishte djalë i pa pritueshëm, përpos që merrte pjesë në luftime, siguronte edhe ushqimin për bashkëluftëtarët. Çka do që na nevojitej, adresë e kishim Rraklin. Me aktivitetin e tij në luftë arriti të fitojë simpatinë e komandantit të Zonës Ramush Haradinaj.

E mbaj mend Raklin me një snajper, kah fundi i luftës, kur ushtria jonë u kthye nga fshati Kaznik (Rahovec) për në Jabllanicë atij i shkrepi pushka, gjë që na shokoi, sepse ishim afër armikut, duke lëvizur në fshehtësi. Sidoqoftë, ishte shkrepje pa qëllim dhe Komandanti pyeti çka ndodhi? Rrakli tha unë komandant pa qëllim, dhe vazhduam tutje.
E mbaj mend, një ditë në bazën e njësitit “Xhungla”, ku operonin “Yjet e Xhungles” te cilët ishin luftëtarë shumë të zotë, komandant Ramushi na caktoi mua dhe Rraklin që ta shoqërojmë në vëzhgim në fshatin Zhabel. Kur arritëm atje, filloi “dasma”, e Rrakli shkëlqeu si gjithmonë përball armikut.
Sot ekzistencën e siguron si shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Zanatin e ka kasap. S’ka djalë nane që e thotë një fjalë të keqe për të. Punëtor, i urtë, familjar dhe i ndershëm. Për luftën flet shumë rrallë, vetem nëse e pyet dikush.
Peja e kishte këtë djalë në UÇK, djalë që e nderoi edhe vet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Krenohem me ty ne bashkëluftëtarët e tu, Xhevat Rakla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *