Sot raportua për shkarkimin e Fadil Kodrës nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Vendimin e mori ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ndonëse nuk u bënë të ditura arsyet për këtë vendim, Kodra ishte një prej të parëve që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai luftoi bashkë me komandantin legjendar, Adem Jashari. Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, ai shihet bashkë edhe me një prej të afërmve të tij, heroin Ilaz Kodra, e shumë luftëtarë të denjë të UÇK-së.