Kryeministri Albin Kurti, bëri me dije se deri në fillim të gushtit, në Qeveri duhet të procedohet projektligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve bazë.
Në këtë mënyrë, Kurti tha se ‘do të mbrohet qytetari nga vendosja e çmimeve të papërballueshme’.
“Të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë.
Është e pashmangshme që Projektligji për mbrojtjen e furnzimit me produkte themelore, të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajt gusht të këtij viti.
Përmban edhe shtimin e Projektligjit për shtimin e inspektoriatit për mbikëqyrjen e tregut”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë./Periskopi