Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi thotë se në incidentin e shkurtit që ka ndodhur, ka shkuar ta vizitojë Albin Kurti në 2 të natës në burgun e Pejës.
Krasniqi në emisonin ‘Pressing’ në T7 tha se ka bërë përpjekje maksimale që të mos zhvillohet Iuftë civile.
“Në 2017 kur u bë përçarje brenda VV-së, kom ardh disa herë me qëllimin më të mirë me afru VV-së mos me shku drejt përçamjes. Jam mbështetësi i parë për VV-në në kuptimin financiar.
Prej themelimit e kom mbështet VV-në, vazhdimisht dhe rregullisht.
Kur u bë incidenti i shkurtit unë kom bo përpjekje maksimale, kam shku me ambasadorin Walker, Albini në 2 të natës në burg në Pejë. Që mos me u shkaktu Iuftë civile. E kom taku Albinin në 2 natës, kom bo të pamundshme që mos me u bo Iuftë civile.