Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes, kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi i Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

Falënderim dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *