Imami i Drenasit, mulla Osman Musliu ka thënë se sot me sabah u zgjuam me tymin që kishte kapluar shtëpinë e xhematliut të tij, familjës së Brahim Bajraktari dhe djalit të tij Agimit.

“Sado që pamja ishte shqetësuese, lajmi që falë Zotit anëtarët e familjes kishin shpëtuar shnosh e mirë na gëzuan tejmase. Falenderim i veçantë për doston tim Ilir Lestrani që ishte futur brenda për të shpëtuar fëmijët”, ka shkruar hoxha në Facebook, transmeton DrenicaOnline.

Ai është lutur që Zoti na mbrojtë familjet tona e ishallah familjes Bajraktari ia kompenzon dëmin me shtëpi më të bukur e me shumë bereqet.

/DrenicaOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *