Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga tre vëllezër.
Mësohet se personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.
Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyren e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.
Imami i xhamisë Zeqir Berisha, i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.
Personat të cilët e kanë suImuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por asnjëri nga ta nuk e ka pranuar suImin e bërë mbrëmë.
Imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.