Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar foto të komandove të FSK-së ku thotë se janë duke bërë përgatitje intensive për pjesëmarrje të suksesshme në Ushtrimin “Cambrian Patrol’2022”.

Ministri tregon se ushtrimi “Cambrian Patrol” është gara më e famshme patrulluese e Ushtrisë Britanike dhe mbi 100 forca aleate të saj, e cila mbahet në Uells nga 07-16 tetor 2022.

Komandot tona janë në përgatitje intenzive për pjesëmarrje të suksesshme në Ushtrimin “Cambrian Patrol’2022”.Ushtrimi “Cambrian Patrol” është gara më e famshme patrulluese e Ushtrisë Britanike dhe mbi 100 forca aleate të saj, e cila mbahet në Uells nga 07-16 tetor 2022.

Qëllimi i këtij Ushtrimi është të ofrojë një ushtrim sfidues patrullimi të klasit botëror në mënyrë që të përmirësojë aftësinë operacionale.Kjo ngjarje ka evoluar në një stërvitje me kosto efektive dhe të gatshme që oficerët komandues mund ta përdorin për të konfirmuar standardet bazë të trajnimit të ushtarëve të tyre, në përgatitje për operacionet e ardhshme.

Është i përqendruar në mision dhe i bazuar në skenar, me role të ndryshme të fushëbetejës për të rritur përfitimin nga ushtrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *