Me këtë rast, Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Kazermën “Adem Jashari” dhe atë në Pomazatin, takuan ushtarakët që shërbejnë në këto kazerma.

Fillimisht, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, njoftoi lidhur me detyrat dhe angazhimet konkrete të FSK-së për të realizuar objektivat e planifikuara të këtij viti.

Më pas, Kryeministri Kurti i është adresuar me një fjalë rasti ushtarëve dhe oficerëve të pranishëm, ku në fjalën e tij e theksoi rëndësinë e moralit, teknologjisë, armatimit, rëndësisë së trajnimit si dhe me prioritet të lartë, ngritjes së mirëqenies ekonomike dhe sociale në punë dhe atë familjare të ushtarakëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *