Kadet Halilaj vjen nga qyteti i Drenasit dhe studion në RIT-Kosovo në drejtimet “Studimet e Paqes dhe Konfliktit” dhe “Dizajn Grafik dhe Media”.
Ai është zgjedhur kadeti i dalluar i Klasës 2025 në bazë të performancës më të lartë të përgjithshme në katër programet e studimit të QSU-së për vitin akademik 2021-22.
Për mënyrën se si i ka arritur këto rezultate, Kadet Halilaj është shprehur: “Bashkëpunimi është të punosh së bashku për një ideal; është diçka ku secili ka rolin e tij që sinqerisht ta përfundojë atë. Puna e palodhshme si nga unë ashtu dhe nga pjesëtarët e tjerë te Klasës 2025 ka bërë që unë të arrijë këto rezultate. Ky rezultat nuk është vetëm i imi, ky rezultat është i punës së Akademisë së Mbrojtjes të cilën po na e dëshmon tashmë e disa vite”.
Ndërsa për motivin e tij, kadet Halilaj tha se: “Historia jonë është vet motivi i ynë, andaj duhet të na shërbej si një besë e lidhur ndaj atdheut për të qenë vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, gjithherë për të mbrojtur interesat e shenjta të atdheut”.Nga kadet Halilaj presim t’i motivoj dhe udhëzojë drejt hapave të këtij suksesi edhe kadetët që do të vijnë.