Në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, nëntoger Art Gunga përfundoi me sukses Kursin Kualifikues Profesional për Oficerë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me zhvillimin profesional të oficerëve të saj falë mbështetjes nga Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
Bazuar në rezultatet e arritura në këtë kurs, nëntoger Art Gunga është shpërblyer me medale nga Komandanti i Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Shumë urime Nëntoger Gunga!