Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë.

Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.Sipas parashikimeve gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë.

Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.

Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *