Pushteti e opozita në Shqipëri si rrallëherë folën njëzëri të enjten.

125 deputetët në Parlament, që ishin të pranishëm, votuan pro rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste, që rrëzon raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë. Rezoluta kërkon që Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës të rishikojë aktin e miratuar në 2011 që i hapi rrugë krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Madje, kryeministri Edi Rama tha se këtë do ta kërkojë me ngulm edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Por në Kosovë, presidentët e dy shteteve nuk folën as edhe një fjalë për këtë rezolutë të Parlamentit të Shqipërisë pas takimit të së premtes.

Për mos përshëndetjen e miratimit të këtij akti nga Shqipëria, shefja e shtetit u arsyetua duke thënë se qëndrimet e Kosovës janë të njohura për këtë temë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se më shumë është i nevojshëm sigurimi i mbrojtjes për të akuzuarit sesa vizita tek ta.

Madje, ani pse i privuar nga liria tash e gati dy vite, ajo kritikoi edhe para-ardhësin e saj në Presidencë, Hashim Thaçi.

Homologu i saj shqiptar ka tjetër qasje kur pyetet për këtë temë.

Në prill të këtij viti, senatori Dick Marty, kishte deklaruar se ka marrë kërcënim me jetë nga shërbimet serbe në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *