sot, pas katër javë trajnimi intenziv, u certifikuan në Kursin e Avancuar për Nënoficerë të Këmbësorisë.

Për këtë, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e certifikimit të kursantëve të Kursit të Avancuar për Nënoficerë të Këmbësorisë.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes KDS-së dhe ODC-së, është bërë e mundur që instruktorët tanë në bashkëpunim me instruktorët e Ushtrisë Amerikane, përkatësisht nga Organizata Ushtarake e Menaxhimit të Trajnimit dhe Asistencës për Siguri (SATMO), të hartojnë një program profesional të stërvitjes dhe të realizojnë për herë të parë Kursin e Avancuar për Nënoficerë të Këmbësorisë, në kuadër të KDS-së.

Kjo është një dëshmi se FSK çdo ditë e më shumë është duke u bërë më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten sipas standardeve të NATO-së dhe kjo falë bashkëpunimit dhe mbështetjës së vazhduar të partnerëve tanë strategjik.

Përgëzime për stafin dhe instruktorët e KDS-së për punën e bërë në këtë kurs dhe i inkurajoj të vazhdojnë me këtë përkushtim në detyrat e ardhshme, si dhe të mirëmbajnë nivelin profesional të trajnimeve tona.Mirënjohje dhe një falënderim i veçantë për instruktorët e ekipit të SATMO-s, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë planifikimit dhe realizimit të këtij trajnimi në të gjitha fazat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *