Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb i cili tentoi të kalojë ilegalisht kufirin.

Njësia patrullues gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin kombi me targa të huaja te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull –shtetas i Serbisë i cili ishte duke tentuar që të kalonte kufirin nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët alternative.
Gjatë kontrollit , në automjetin kombi, i dyshuari kishte lloje të ndryshme të mallit si dhe pesë (5) bidonë me naftë(5×60 litra).

Lidhur me mallin i dyshuari posedonte disa kuponë fiskal dhe i njëjti ,mallin e kishte blerë në Kosovë.Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj te dyshuarit është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *