Ana Bërnabiç, ka deklaruar për TV Prva se është seriozisht e shqetësuar për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurti thotë se ne po armatosemi, ndërsa dikush tjetër po e armatos atë. Unë jam i shqetësuar se sa mbështetje ka pasur ai që serbëve të mos i lejojë të drejtën themelore , fillimisht në referendum dhe pastaj në zgjedhje”, tha Bërnabiç.
Ajo theksoi se gjëra të tilla destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Është një gënjeshtër brutale. Askush nuk e ka shantazhuar, Vuçiç nuk ka pasur kontakt me të. Ne thjesht u përpoqëm ta presim bukur në Serbi, të kemi bashkëpunim të mirë pavarësisht se çfarë deklaratash vijnë nga Mali i Zi në Serbi”.
“Ne u përpoqëm t’u sigurojmë të gjithëve në rajon gjërat më të rëndësishme kur askush nuk i shkonte në mendje”.
Të shtunën e 16 prillit, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar Kosovën me raketa anti-tank “Javelin” dhe “NLAW.
Por, ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga Kina.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne.
“Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aleatëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka shkruar Mehaj në Facebook të shtunën.