Forca e Sigurisë së Kosovë, përkitazi me moshën, është një strukturë e organizuar mirë, por për shkak të buxhetit të vogël dhe kufizimeve të tjera, qëndron shumë dobët me armatimin e rëndë.

FSK-ja vazhdon që ende të mos ketë armë të krahut, armë anti-tank, armë për mbrojtje kundër-ajrore dhe gjithashtu nuk ka helikopterë për bartjen e njësiteve prej një vendi në vendin tjetër.

Me buxhetin e përgjithshëm të Kosovës, vetëm pak mbi 2 miliardë e 700 milionë euro dhe me buxhet rreth 100 milionë për ushtrinë, blerja e armëve të tilla ngjan tejet e vështirë.

Për shembull, vetëm lëshuesi i predhës “FGM-148 Javelin”, amerikan, kushton mbi 160 mijë euro, derisa një predhë e vetme për këtë pajisje kushton rreth 93 mijë euro.

Pajisje të tjera janë akoma më të shtrenjta.

Ta zëmë një sistem kundërajror kapë çmimin miliona euro. Sistemi kundër-ajror amerikan “M142 HIMARS” kushton mbi 5.1 milionë euro. Shto këtu edhe predhat që kanë çmime marramendëse vetë.

Për helikopter ushtarak çmimet janë akoma më të mëdha. Për shembull, një helikopter ushtarak i forcës ajrore amerikane “Sikorsky hh-60 pave haw” ka çmim rreth 15 milionë euro. Mund të ketë diçka më të lirë të prodhuar nga shtete të tjera, por përafërsisht këto janë shifrat.

Sistem kundër-ajror asnjë nuk e ka as Shqipëria. Derisa, sipas faqes “Global Fire Power”, që matë fuqitë ushtarake të secilit vend, Serbia është e 17-ta në botë dhe ka 406 sisteme kundër-ajrore në ushtrinë e saj.

Sipas të njëjtës faqe, në projektimin e përgjithshëm të fuqisë ushtarake, nga 140 shtete, Kosova është e 139-ta me vetëm Butanin si shtet më i dobët ushtarakisht.

Shqipëria është e 115-ta, kurse Serbia është e 61-ta, duke lënë prapa edhe Kroacinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *