Sipas atij plani për të cilin tregon Kastrati, nevojat e FSK-së nuk mund të realizohen brenda një afati të shkurt kohorë.

“Nga ky studim ka dalur se duhet një plan dinamik zhvillimor 10 vjeçar që Ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitete e dëshiruara”.

Ish-komandanti, aktualisht, nuk e di se në cfarë faze të pajisjes me armatim është FSK-ja.

“Nuk e di saktë, unë e di që kanë bërë marrëveshje me republikën e Kroacisë, me prodhuesit e armëve atje, kanë marrëveshje edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Edhe eksperti ushtarak dhe njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, Ramadan Qehaja, konsideron se Kosova ka nevojë për një numër të madh të armëve të cilat do të ishin të nevojshme për shërbime të ndryshme.

“Aktualisht, unë mendoj që është shumë e nevojshme që ne të kemi armë të krahut, armë anti-tank, armë për mbrojtje kundër ajrore dhe të kemi helikopterë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *