Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 27 majit ka graduar gjeneralen Irfete Spahiu, në gradën Inspektor Gjeneral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Osmani është shprehur se dekretimi i Spahiut në këtë gradë është nder dhe përgjegjësi për të.
“Kam dekretuar Irfete Spahiun nga grada Gjeneral Brigade në gradën Gjeneralmajore në FSK. Ky gradim është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e Republika e Kosovës presim shumë nga ju
Ajo tutje është mburrur me faktin se është hera e parë që një grua emërohet inspektore gjeneralë.
“Gjeneral brigade Spahiu jo vetëm si oficere e lartë në FSK por edhe si grua që për herë të dytë po bën historinë duke u bërë gjeneral majorja e parë grua në ushtrinë tonë, jam e bindur që do të vazhdojë të shërbejë me nder”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E para e shtetit ka shtuar se, “duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”