Sikur ATK, e pafuqishme në veri do të jetë edhe ushtria e Kosovës.
Njohës të çështjeve të sigurisë, janë të bindur se me kalimin e tre-projektligjeve për Forcën e Sigurisë, kjo trup do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare për veprim në gjithë territorin e vendit.
Ish- komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se nuk do të ketë kufizime për zbarkimet brenda territorit të Kosovës.Ka pasur shumë dilema se a do të mund të shkojnë në veri apo jug, pavarësisht kësaj ajo mund të shkojë aty ku kërkohet nga institucionet e Kosovës”, thotë ai.
Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se kjo çështje mund të ketë rrjedhur si pasojë e temës për shkëmbime territorial