Të rinjtë e Kosovës të kenë një edukim ushtarak, mirëpo aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm po del të jetë i papërballueshëm për buxhetin e Kosovës, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.
Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se jetësimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm do të kushtonte rreth 300 milionë euro vetëm për një vit.
Është e mirë që të rinjtë e Kosovës të kenë një edukim ushtarak, shembull tre mujor, mirëpo për momentin ku ndodhet ekonomia e saj, unë mendoj që është e parealizueshme, për arsyeje që është shumë e kushtueshme për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, nevojitet përgatitje jashtëzakonisht e madhe, fillimisht Ushtria e Kosovës nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme as për akomodim e as për trajnim, ajo duhet me u ndërtua, do t’i duhet çdo komune në Kosovë ta hapë zyrën për evidentimin e të rinjve që shkojnë në shërbim ushtarak
“Sipas përllogaritjeve të mija që i kam bërë, rreth 30 mijë të rinj çdo vit i mbushin 18 vjet, dhe nëse ata i thërrasim në shërbim ushtarak, për një person 10 mijë euro kushton për tre muaj ditë, del 300 milionë, kjo për ekonominë e saj është e pa realizueshme dhe pa imagjinueshme që Kosova të ndajë 300 milionë për shërbim ushtarak të detyrueshëm, na kemi një ushtri që ka fillua që dy vite me mision ushtarak dhe plani i veprimit që është paraparë do të duhet të zgjaste 10 vjet dhe për ato 10 vjet çdo herë duhet të rritet buxheti për blerjen e pajisjeve, armatimeve, e çdo gjë që është e nevojshme, dhe unë po e shohë që Qeveritë e kaluara, dy qeveritë e kaluara nuk kanë pasur vullnet.
Po ashtu edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kostoja buxhetore është shumë e madhe për aplikimin shërbimit ushtarak të obligueshëm.
Kostoja buxhetore është e madhe, fillimisht duhet të harmonizohet me politikat apo strategjitë siç është strategjia e mbrojtjes, mandej me ligjet për FSK-në, edhe ligji për ministrinë e Mbrojtjes e mandej të fillohet në aspektin të trajtimit në aspektin e implikimeve financiare, besoj që të rinjtë tanë kanë vullnet e dëshirë të përfshihen në këto trajnime por edhe pse jo në shërbim të FSK-së”, tha ai
“Me siguri janë vlera të larta milionëshe, së pari duhet të bëhet infrastruktura, mendoj që është një kosto mjaftë e lartë”, u shpreh tutje ai. Më tej, Kastrati thotë se ky projekt nuk mund të realizohet në një mandat katër vjeçar, sipas tij më shumë se dy mandate merr kohë implementimi i saj.
“Deklaratat e kryeministrit, më herët, pasi tash e ka harruar atë projekt, unë e kam përmendur më herët që është deklaratë populiste sesa deklaratë që mund të realizohet, jo se jo në mandatin e tij katër vjeçar por unë dyshoj që edhe në mandatin e dytë, nëse e merr kjo qeveri apo ndonjë qeveri tjetër, që nuk mund të realizojë një projekt të tillë.