Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe koloneli Sefer Isufi, ka folur ka thënë se bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm.

Ai ka theksuar se FSK respekton marrëveshjes me KFOR-in për dërgimin e trupave në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse rrezikohet territori shtetëror.

“Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme ne respektojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht KFOR-i respekton mandatin tonë. Sa i përket pjesës veriore të Kosovës ne respektojmë marrëveshjen e cila është në fuqi për marrjen e lejes nga KFOR-i në kuadër të mbështetjes ushtarake për secilin qytetar të vendit pa dallim”.

“FSK 24 orë në 7 ditë të javës është në gjendje të plotë për reagim për çdo cenim apo rrezik që cenon territorin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet paqeruajtëse dhe se gjithçka ka qenë nën kontroll gjatë situatës së përshkallëzuar në veri.

“Mehaj ka qenë në kontakt intensiv me autoritet tona, komandantin e KFOR-it, ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe Ambasadën e SHBA-së dhe gjithçka ka qenë në kontroll të plotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *