Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar fotografi nga stërvitjet gjatë natës të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Mehaj ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur mënyrën se si bëhet kalitja fizike e kadetëve në marshim të ngarkuar natën.

Ai bëri të ditur po ashtu se kadetët janë pjesë e Qendrës Studimore Universitare “Wesley Clark”.

Ndryshe ushtarët e FSK-së në çdo garë ndërkombëtare po arrijnë suksese të larta, duke bërë që Ushtria e Kosovës të llogaritet ndër forcat me personel më të përgatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *