Ushtria e Kosovës jo veç mbrojtjen e territorit brenda, por shpejt mund të fillojë edhe operacionet jashtë kufijve, dhe gadishmeria eshte ne nivel te lart
Ministri i Mbrojtjes, në mbledhjen e Qeverisë tha që FSK-ja është e gatshme të bashkëpunojë e të marrë pjesë në operacione ushtarake.Këtë deklaratë e tha derisa propozoi të votohet koncept-dokumenti për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.
“Politika e hartuar hap rrugë për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe proceduat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, gjatë fjalës së tij.