Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia është e interesuar për paqe, mirëpo jo anëtarësim të plotë në NATO.
Sipas Ibishit Serbia po e shfrytëzon Rusinë për tu furnizuar me armë, duke arritur buxhetin mbi 1 miliard këtë vit.
Ish-ushtaraku Ibishi, foli edhe për kë,r cënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, sa i përket një lufte të mundshme. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese.
Ibishi potencoi se ushtria e Kosovës duhet të armatoset, sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit.
Ne nuk po shfrytëzojmë këto mundësi përmes miqve tanë, ata për një sulm nga ana e tyre në lokalitetet serbe ngritin çështjen edhe në Këshillin e Sigurimit dhe ne nuk jemi në gjendje ta ngrinim çështjen e një kërcënimi të tillë në Këshillin e Sigurimit, por edhe në Komisionin Evropian. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë pasive në këtë rast të reagojë në këto deklarata