Komandanti i FSK-së, dhe drejtori i Policisë së Kosovës morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve.

Komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *