Fillimisht, në këtë takim u bisedua lidhur me arriturat dhe proceset nëpër të cilat po kalon FSK.

Gjenerallejtënant Jashari theksoi rëndësinë e institucionit të komisionarit parlamentar dhe kërkoi mbështetje në implementim dhe praktika.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për një serë çështjesh që ndërlidhen me rëndësinë e këtij funksioni si dhe rolin e tij në avancimin e të drejtave të ushtarakëve si dhe proceseve që ndërlidhen me ta. Nga ana e saj, dr. Högl ofroi mbështetje në të ardhmen duke ofruar punëtori, këshilla si dhe praktika për funksionalizimin sa më të mirë të këtij mekanizmi.

Në fund të këtij takimi, KOMFSK ndau dhurata për dr. Högl si dhe për paraardhësin e saj, Reinhold Robbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *