Forca e Sigurisë së Kosovës po vlerësohet histori suksesi përgjatë rrugëtimit të shtetndërtimit.

Ani pse jo gjithmonë me buxhet të mjaftueshëm, FSK ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të planit të transformimit në ushtri të Kosovës, për çka komandanti i Forcës thotë se i kanë tejkaluar pritshmëritë e këtij plani. Gjenerallejtënant thotë se ngritja e kapaciteteve të FSK-së po bëhet me ndihmën e partnerëve strategjik.

Në një intervistë komandanti i FSK-së thotë se suksesi më i madh përgjatë këtyre viteve mbetet uniforma e ushtrisë së shtetit të Kosovës.Forca e Sigurisë së Kosovës ka hyrë në vitin e tretë të planit 10-vjeçar të tranzicionit, me mision dhe mandat të ri.

“E kemi mbyllë vitin e dytë të tranzicionit, kemi filluar vitin e tretë të tranzicionit që është shumë më sfidues, më kompleks por me të gjithë këto të arritura që i kemi dhe me personelin e brendshëm që e kemi nuk kam dyshim që ne nuk do t’a arrijmë, do i realizojmë ato plane që i kemi. Ky plan është fleksibil, varësisht prej situatës ne edhe veprojmë në këto dy vitet e para të tranzicionit i kemi tejkaluar pritshmëritë dhe planifikimet tona, pavarësisht të gjitha sfidave që i kemi pasur gjatë kësaj periudhe, sidomos në këtë kohën e fundit me pandeminë, por kemi arritur t’i realizojmë planifikimet tona.

Pritjet tona janë përtej asaj që ne e kemi planifikuar. Është një zhvillim i mirë, nuk dua të flas tani për kohën, e kemi një plan që do t’i përmbahemi por që mund të jetë fleksibil, varësisht prej situatës, ne duhet të ndryshojmë edhe kursin e veprimit”, thotë komandanti i FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *