Ministria e Mbrojtjes kemi vënë objektiv kryesor – Zhvillimin dhe forcimin e Republikës sonë.
Ushtria jonë është mbrojtësja e atdheut dhe popullit tonë.Ushtria jonë bashkë me forcat aleate është garantuese e integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe jetës e pronës sonë.Ushtria jonë është e popullit dhe vet populli! Ashtu siç u kam njoftuar,
radhëve të Ushtrisë sonë pardje iu bashkuan edhe 251 ushtarë profesionist të rinj e pas 3 muajsh do t’i shtohen edhe rreth 300 të tjerë.
Në shtator do të hapim konkursin e ri edhe për 612 ushtarë aktiv e 367 ushtarë rezervë.Të rinjtë e të rejat tona, pa dallim, shtetas të Republikës së Kosovës,e kanë dëshmuar vazhdimisht se janë të mishëruar me shpirt , trup e mendje për uniformën e FSK-së- trashëgimtarës së denjë të vlerave më të çmuara të historisë dhe identitetit të Kosovës.Andaj ju inkurajojmë të filloni parapërgatitjet për konkursin e shtatorit, në mënyrë që fazën e testimeve ta kaloni me sukses të plotë dhe t’i bashkoheni radhëve tona.
FSK-ja eshte e gatshme të jetë përkrah jush edhe gjatë kësaj periudhe parapërgatitore, sepse FSK është e juaja.Ndiqni edhe udhëzimet tona në këtë video dhe për gjithçka të paqartë mos hezitoni të na kontaktoni.Ju mirëpresim në kazermat tuaja, në uniformën tuaj, në Ushtrinë tuaj!Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar!Bëhu ushtar i FSK-së!
Shërbimi juaj për të ardhmen e sigurtë të vendit!