Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë sot në pjesën veriore të Kosovës.
Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë tek sa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.
Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serb ishin tubuar për të kundërshtuar reciprocitetinPolicia ka deklaruar se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.