Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash pjesë e Policisë së Kosovës Brahim Sedolli ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Sedolli përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kërkuar ndihmë tek fondi i sigurimeve shëndetësore, por që nuk i kanë ndihmuar. Tashmë ai kërkon nga njerëzit të cilët kanë mundësi të ndihmojnë për shërim jashtë vendit.