Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se po shpërndahen lajme të rreme se kinse ai ka thënë se do ta përkrahin Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo është një gënjeshtër e kulluar.
“STOP propagandës, mashtrimit e shpifjeve! Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe. Gënjeshtra, shpifja e mashtrimi nuk janë në kulturën tonë, ato kanë qenë e janë pjesë e kulturës së kundërshtarëve të kombit e shtetit tone”, tha ai.
Tutje ai tha se LDK-ja nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.