Kodra e Cërrnushës në Mitrovicë, nga e cila shihen katër komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon, tashmë i takon Ushtrisë së Kosovës (FSK) në të cilën pritet të ndërtohet një bazë ushtarake për kryerjen e ushtrimeve dhe të gjitha stërvitjet ushtarake.

Në kodrën e Cërrnushës pjesëtarë të FSK-së kanë kryer ushtrime ushtarake edhe në të kaluarën mirëpo për ta legjitimuar pronën, siç tha ai, ata kanë bërë një kërkesë në Komunën e Mitrovicës për të arritur një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *